Historiku ynë

Përgatitja e produkteve ushqimore të mishit, përshutës dhe suxhukut, me theks të veçantë e prodhimeve tradicionale, është traditë e vjetër familjare e firmës “Leoni Group”.
Për kohë të gjatë përpunuam produkte të mishit si: mish të terur, variacione suxhuku, përshutës etj., vetëm për nevoja familjare dhe ato të rrethit më të ngushtë miqësor.
Më vonë ka lindur edhe ideja e ndërtimit të kapaciteteve më të mëdha dhe shëndrrimit të kësaj tradite familjare në biznes më të gjerë.
Firma “LEONI” ka filluar të operoj si biznes komercial menjëherë pas kohës së luftës së fundit në Kosovë.
Sot, “LEONI” është një ndër kompanitë prodhuese e para për prodhimin e mishit të terur dhe variacioneve nga suxhuku dhe përshutës në Republikën e Kosovës.
“LEONI” mbulon të gjithë tregun e Republikës së Kosovës.
Përveç mishit të terur dhe variacioneve tjera nga mishi si: suxhuk, përshutë etj., furnizon qendrat e mëdha, si rrjete me pakicë dhe shumicë në biznese të mesme tregtare.
Kompania “LEONI” ka ngritur kapacitetet për furnizim gjithëpërfshirës në vend. Qendra e firmës është në Prishtinë, mirëpo ne gjendemi ne çdo qytet, aty ku jeni edhe ju, në aktivitet tuaja private, shoqërore apo edhe në festa të veçanta familjare e kombëtare.
Teknologjia që posedon kompania është në parametrat e standardeve bashkëkohore evropiane.
Për prodhimin dhe paketimin e produkteve garanton cilësi te lartë në përputhje me standardet bashkëkohore.
”LEONI” siguron dhe garanton konsumatorin për cilësinë e jashtëzakonshme ne vend.
”LEONI” është i licencuar nga agjensioni për kontroll ushqimor i Republikës së Kosovës AUV me nr. rendor (KS.120) sipas ligjeve ne fuqi. Firma “Leoni” është firmë shumë serioze e cila gërsheton traditën e vet historike me vizionin e qartë për sukseset në të ardhmen.