Rreth Nesh

Çfarë bëjmë ne

Përgatitja e produkteve ushqimore të mishit, përshutës dhe suxhukut, me theks të veçantë e prodhimeve tradicionale, është traditë e vjetër familjare e firmës “Leoni Group”. Për kohë të gjatë përpunuam produkte të mishit si: mish të terur, variacione suxhuku, përshutës etj., vetëm për nevoja familjare dhe ato të rrethit më të ngushtë miqësor.
Më vonë ka lindur edhe ideja e ndërtimit të kapaciteteve më të mëdha dhe shëndrrimit të kësaj tradite familjare në biznes më të gjerë.
Firma “LEONI” ka filluar të operoj si biznes komercial menjëherë pas kohës së luftës së fundit në Kosovë.
Sot, “LEONI” është një ndër kompanitë prodhuese e para për prodhimin e mishit të terur dhe variacioneve nga suxhuku dhe përshutës në Republikën e Kosovës.

1. Misioni

LeoniGroup mbetet i përkushtuar në ofrimin e produkteve cilësore të mishit në treg për konsumatorët tanë. Përdorimi i teknologjisë së fundit, përkishtimi, tradita familjare në përpunimin dhe prodhimin produkteve të mishit na bënë lider në cilësi shije dhe kualitet.

2. Cilësinë

”LEONI” siguron dhe garanton konsumatorin për cilësinë e jashtëzakonshme ne vend.
”LEONI” është i licencuar nga agjensioni për kontroll ushqimor i Republikës së Kosovës AUV me nr. rendor (KS.120) sipas ligjeve ne fuqi. Firma “Leoni” është firmë shumë serioze e cila gërsheton traditën e vet historike me vizionin e qartë për sukseset në të ardhmen.

3. Teknologjia

Teknologjia që posedon kompania është në parametrat e standardeve bashkëkohore evropiane.
Për prodhimin dhe paketimin e produkteve garanton cilësi te lartë në përputhje me standardet bashkëkohore.

0 Teknolog

0 Klientë të lumtur

0 Vjet përvojë

0 Lloje të produkteve

Qëllimi ynë është të ofrojmë një përvojë superiore te konsumatori

“LEONI” mbulon të gjithë tregun e Republikës së Kosovës.
Përveç mishit të terur dhe variacioneve tjera nga mishi si: suxhuk, përshutë etj., furnizon qendrat e mëdha, si rrjete me pakicë dhe shumicë në biznese të mesme tregtare.
Kompania “LEONI” ka ngritur kapacitetet për furnizim gjithëpërfshirës në vend. Qendra e firmës është në Prishtinë, mirëpo ne gjendemi ne çdo qytet, aty ku jeni edhe ju, në aktivitet tuaja private, shoqërore apo edhe në festa të veçanta familjare e kombëtare.

Statistika të tjera rreth nesh

I certifikuar dhe licencuar nga institucionet relevante në Kosovë, N.P.P Leoni Group është ndërmarrje prodhuese vendore që merret me përpunimin e produkteve ushqimore të mishit si: mish i terur, suxhuk, proshutë etj.

Fillo

Kujdesi ndaj konsumatorëve

Shije e jashtëzakonshme

Teknolog të dëshmuar

Shërbim i shpejtë

Respekti, korrektësia për punë bënë të mundur që të ofrojmë shërbime të shpejta për të gjithë klientët/bashkëpunëtorët tanë.

Ekipi i ekspertëve

Njëri nga sekretet të shijes së jashtëzakonshme të produkteve të prodhuara nga Leonigroup është pikërisht ekipi i ekspertëve.

Çmime të përballueshme

Të gjitha produktet e Leonigroup janë të arsyeshme në raport me kualitetin, sigurin dhe shijen e jashtëzakonshme.

Fitues i çmimeve

Të gjitha çmimet/çertifikimet janë si rezultat i aplikimi i standardeve më bashkëkohore në përpunimin e produkteve të mishit.

Teknologji moderne

Përdorimi i teknologjisë moderrne në prodhimin e produkteve të mishit na bënë kampion të kualitetit dhe cilësisë.

Kujdesi ndaj konsumatorëve

Konsumatori për ne është mbi të gjitha i cili është njëra nga etapat më të rëndësishme të prodhimit/përpunimit të produkteve të mishit.